Dy ditë pas humbjes së hidhur ndaj Izraelit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka nxjerrë mllefin që mbante brënda vetes. Ashtu si shumë tifozë shqiptar, Mavraj ka kritikuar organizatorët e ndeshjes Shqipëri – Izrael, për shkak të forcave të mëdha që ishin në këtë takim, të cilët krijuan përçarje dhe frikë te tifozët.
Mavraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk duhet të hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët, vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”.