INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëri-Kosovë: Një apo dy kombe, referendum online për bashkimin kombëtar [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:47 18-10-2016

Vizita e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Beograd ndezi debatin mes analistëve në Prishtinë e Tiranë. Bashkimi i dy shteteve apo dhe mbështetja që Kryeministri Rama po i bën Prishtinës në dialogun Kosovë-Serbi duket se vetëm sa nxiti debatin dhe përçau në qëndrime opinionistët.


Blendi Fevziu:
“Tentativa për të krijuar dy kombe të ndryshme nuk është e dështuar, por tejet e rrezikshme”.
Andi Bejtja:
“Të krijohet përshtypja se Shqipëria me lehtë e ka të bashkohet me Greqinë, se sa Kosova të bashkohet me Shqipërinë...”
Andi bushati:
“Nuk arrij ti kuptoj ata zëra në Prishtinë që nga njëra anë ulërasin se Edi Rama nuk mund të flasë në Beograd në emër të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër e akuzojnë atë se prek kujtimin e kosovarëve”.
Berat Buzhala
“Miq të dashur në Shqipëri, unë besoj që ne mund të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin. Mund të ndihmojmë njëri tjetrin, pa pasur nevojë që këtë ta bëjmë nga Beogradi, e as me një lloj pajtimi me Vuçiçin”.
Mero Baze:
“Bashkimi dhe ndarja e një kombi fillon nga gjuha, pastaj historia”.
Dastid Pallaska:
“Pengesë për bashkimin tonë është paaftësia për të gjetur mekanizmat e bashkimit në 2016, dhe jo duke marrë parasysh mekanizmat e bashkimit të 1912-ës”
Dritan Hila ok
“Sa për "identitetin kosovar", me ngjan me brekët e verdha të kombëtares së saj: qesharake”.
Pëllumb Xhufi:
“Shqipëria e ka pasur gjithmonë në mendje Kosovën. Shqiptarët janë identifikuar me gjuhën, kulturën traditat, dhe kjo do të jetë mënyra për t’i bërë një”.


Por përkundër qëndrimeve dhe debateve publike në media qoftë në Tiranë e qoftë në Prishtinë, një tjetër ide ka lindur në faqet online. Një peticion online, ku ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që të votojnë nëse janë pro bashkimit të dy vendeve.
Peticion:
“Popullsia e Kosovës si ajo e çdo vend tjetër demokratik në botë, kanë fuqinë dhe të drejtën për të bërë këtë vendim për veten e tyre. Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajë një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
Kërkohen plot 50 mijë firma për të arritur që të detyrohet kalimi i këtij referendumi në votim në Parlamentet e dy shteteve.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441