INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëri-Kosovë, protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik

Shqipëri-Kosovë, protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik

Publikuar më: 12:49 21-07-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij kosovar, Bejtush Gashi kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për sezonin turistik veror.

Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar.

Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Procedurat e përbashkëta mund të ndryshojnë ndërmjet negociatave dhe me miratim të ndërsjelltë. Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, do të mbahet lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834