INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëri-Maqedoni. Mbledhje e përbashkët e qeverive në vjeshtë

Shqipëri-Maqedoni. Mbledhje e përbashkët e qeverive në vjeshtë

Publikuar më: 15:31 25-07-2017

Marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të futen në një fazë të re. Ka qenë kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, i cili pas takimit që zhvilloi me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov ka zbardhur disa detaje të marrëveshjes së Triestes mes dy kryeministrave Rama e Zaev.

Ditmir Bushati:
“Sot kemi rënë dakord për të zhvilluar mbledhjen e parë të 2 qeverive tona në vjeshtën e këtij viti në Pogradec”.
Kreu i diplomacisë shqiptare foli dhe për çështjet që kanë ngritur jo pak diskutimeve.
Ditmir Bushati:
“Shpesh e kemi thënë edhe në të kaluarën kur ka patur keqkuptime për ne Maqedonia është një partner strategjik, barazia e komuniteteve, është i rëndësishëm të posaçëm për Maqedoninë për ne dhe bashkëpunimin rajonal dhe natyrisht dhe për ecurinë e rajonit”.
I pyetur mbi ligjin e gjuhës në Maqedoni, ministri i jashtëm i Nikolla Dimitrov sqaroi edhe një herë konceptin e qeverisë së re të Maqedonisë sa i përket rolit të minoriteteve.
Nikolla Dimitrov:
“Ligji për përdorimin e gjuhës. Dua tju them se politika jonë është që të behët çdo gjë në dobi të qytetarëve tanë shqiptar por dhe të tjerët që nuk janë maqedonas. Por duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Përkundrazi nuk po zvarritet por po punohet me vendosshmëri, do të kalojë në qeveri dhe në komisionin e Venecias. Sa më shumë qytetarët tanë të jenë të bashkuar aq shumë edhe Maqedonia do të jetë stabël. Kjo nuk është vetëm në interes të qytetarëve shqiptar por dhe të shtetit tonë”.
Të dy homologët ishin në një mendje kur thanë se nga teoria tashmë duhet të kalojnë në praktike. Për ta ilustruar këtë ministri i jashtëm Maqedonis solli në vëmendje një thënie të nënë Terezës.
Nikolla Dimitrov:
“Edhe Nënë Terezë që bëri shumë, po ashtu e lindur në Shkup, ti mund të bësh disa punë që s’mund ti bëj unë e po ashtu unë mund të bëj disa të tjera që s’mund ti bësh ti. Pra ato që s’mund ti bësh i vetëm mund bëjmë ne së bashku”.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436