Shqipëria U19 e nisi me një humbje të thellë 11-0 ndaj Skocisë fushatën kualifikuese për Euro 2017. Humbja ndaj Skocisë nuk e shqetëson Deden sa braktisja që i bënë kombëtares disa futbolliste nga Kosova, që tre ditë para ndeshjes njoftuan se nuk do të luajnë më për Shqipërinë.
“U ndjemë të tradhtuar, sepse dy ditë para ndeshjes u njoftova që tri vajza nuk do të vinin, të cilat ishin pjesë e jona. Në fakt, ato nuk do të humbnin asgjë nëse do të luanim me U-19 dhe më pas të zgjidhnin se me cilën do të luanin në kombëtaren e madhe, për Shqipërinë apo për Kosovën. Është zgjedhje e tyre dhe nuk i gjykojmë dot, por të paktën të na kishin njoftuar pak kohë më parë.
Ndërkaq, sot në orën 14.00 në “Selman Stërmasi Shqipëria U19 do të luajë sfidën e dytë në grup, ku do të përballet me Serbinë, që në ndeshjen hapëse fitoi lehtësisht ndaj Qipros dhe është favorite e madhe edhe sot.