Humbja e dytë me një tjetër rezultat të thellë brenda pak ditësh. Shqipëria e femrave 19-vjeçare pëson 9 gola nga Serbia në takimin e dytë eliminator të Grupit 4, duke koleksionuar një tjetër disfatë. Takimi eliminator i Euro 2017 i luajtur në “Selman Stermasi” nuk pati histori pasi vajzat e Nevil Dedes u shfaqën tërësisht të pafuqishme për t’i bërë ballë Kombëtares së Serbisë.
Miseljic kaloi Serbinë në avantazh në minutën e 25-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Savanovic dyfishoi shifrat tre minuta më vonë.
Aventura e femrave kuqezi ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme teksa pësuan një humbje turpëruese në takimin e parë kundër Skocisë (11-0).
Futbolli i femrave ka një specifikë të vecantë dhe për momentin objektivi është që të rritet numri i pjesëmarësve. Megjithatë për trajnerin Nevil Dede një pikënisje ekziston në këtë vit të suksesshëm për kuqezinjtë, me kapitenen Uendi Muja që ndjen madje përgjegjësi akoma më të mëdha.