Ndeshjen me Spanjën duket se e ka bërë edhe më të veçantë edhe shuma e parave që u fituan nga shitja e biletave.
600 milionë lekë nga shitja e biletave do të fitojë FSHF, vetëm për këtë sfidë.
Goglat nuk janë treguar aspak bujare me Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Botëror, pasi e vendosën përballë përfaqësueseve si Italia apo Spanja.
Por përfitimet financiare, kur kuqezinjtë luajnë të tilla sfida me ekipe të rëndësishme, janë të konsiderueshme.
Shitja e biletave është një prej burimeve kryesore të përfitimit të Federatës Shqiptare të Futbollit kur ka përballje me ekipe të tilla.
Shuma që do të përfundojë në arkën e institucionit të futbollit nga shitja e biletave të sfidës së sotme është e konsiderueshme.
Plot 638 milionë lekë të vjetër do të përfitojë FSHF-ja nga shitja e të gjitha biletave të takimit të sotëm.