Trafik i rënduar paraqitet në këto momente në superstradën e Lezhës.
Mësohet se radha e automjeteve përgjatë superstradës në hyrje dhe në dalje të automjeteve është mbi 1 kilometër për shkak të dyndjes së tifozëve për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.
Ndërkohë raportohet se policia rrugore është duke punuar për normalizimin e situatës.