Shqipëria feston sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në kryeqytetin shqiptar ndodhen përfaqësues të 29 vendeve anëtare. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” po zhvillohen aktivitete të ndryshe, parakalime të mbi 2500 ushtarakëve, mbi 100 mjete ushtarake dhe helikopterë.
Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë sërish vjen një mesazh nga një protestues.
Me një tepsi mbi kokë, ai mban mbi duar edhe një pankartë në të cilën shkruante ''NATO çliro shqiptarët, nga kryetarët''.