IN SPORT
Shqipëria bën detyrën, fiton miqësoren e rradhës

Shqipëria bën detyrën, fiton miqësoren e rradhës

Publikuar më: 22:09 29-03-2016

Një Shqipëri ndryshe nga ajo që pamë ndaj Austrisë. Kombëtarja jonë bindi sontë si në lojë ashtu edhe në rezultat ndaj kombëtares së Luksemburgut, rezultat i cili mund të ishtë më i thellë nëse do të finalizoheshin siç duhet rastet e krijuara nga futbollistët tanë.

Luksemburgu ishte me 10 lojtarë portieri i tyre u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

Shqipëria ka kaluar në epërsi në minutën e 63-të me anë të Sadikut, i cili kishte vetëm 2 minuta që u aktivizua në lojë dhe u asistua nga Ergys Kaçe.

Rastet e shumta nuk munguan për ekipin tonë përfaqësues. Ishte pikërisht sulmuesi që aktivizohet në Turqi, Sokol Cikalleshi ai që dyfishoi rezultatin në 2 me 0.  Sulmuesi i Istanbul Basaksehirit, mori një top në zonë, kaloi një mbrojtës, goditi fuqishëm dhe tundi rrjetën për të dytën herë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699