INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, destinacioni më i preferuar për të udhëtuar sipas Rai3, mësoni çfarë thonë italianët për vendin tonë [VIDEO]

Shqipëria, destinacioni më i preferuar për të udhëtuar sipas Rai3, mësoni çfarë thonë italianët për vendin tonë [VIDEO]

Publikuar më: 23:10 07-01-2018

Kohët e fundit vendi ynë po lakohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike. Këtë vit Shqipëria është në listën e guidave, e cila është përfshirë nga prestigjiozja National Geographic si një destinacion që ia vlen të zgjidhet për tu vizituar në 2018-ën, duke u pozicionuar e 42-ta.

Por televizioni i njohur Italian RAI3, pas një klasifikimi të bërë nga Gloria Aura ne “Kilimangiaro”, ka rënditur Shqipërinë të parën si destinacionin e preferuar për të udhëtuar.
Në vend të 5-të, Omani, në vend të 4-ërt Moldavia, në vend të 3-të Bjellorusia, në vend të 2-të Tanzania dhe në vend të parë Shqipëria.

Vend i cili vitet e fundit ka regjistrua mbi 88% prenotime është Shqipëria thuhet në videon e publikuar nga Rai3. Mund të arrini me një traget nga Brindisi ose Ankona, ose edhe me avion. Gjenden male, plazhe të bardha, det të kaltër Kristal. Vendi ku një birrë kushton 1 Euro e 50 Cent, ndërkohë që vitet e fundit gati 19 mijë italianë janë shpërngulur në Shqipëri kështu që jo gjithmonë është e nevojshme të dish gjuhën angleze.


Në artikull thuhet gjithashtu se këshillohet të ecni me makinë sepse gjysma e mjeteve të transportit janë të ngadalta dhe shpesh herë nuk arrijnë gjithnjë në destinacionin që ia vlen për ta parë. Ekzistojnë edhe furgonat privatë që kushtojnë 1 Euro e 50 cent ose taksi 21 Euro udhëtimi. Ajo që nuk duhet humbur është kështje e Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Valbonës. Shqiptarët janë xhentilë edhe po të udhëtoni vetëm. 

Muaji perfekt për të vizituar Shqipërinë është shtatori, sepse dielli është i ngrohtë dhe çmimet e lira thuhet në video.
Epo faleminderit dhe mirëardhshi!

Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748