Duket se që tani, performanca e Jonida Maliqit me këngën "Ktheju tokës", në përfaqësimin e Shqipërisë në eurovizion ka marrë dhenë.
Disa ditë më parë, Jonida është nisur për në Amsterdam ku dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse morën pjesë në "Eurovision in Concert", ku u bë prezantimi i këngëve.
Përveç përkrahjes së jashtëzakonshme që Jonida ka marrë nga fansat shqiptarë por dhe të huaj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja ka arritur të renditet e dyta si këngëtarja me performancën më të mirë live, në votimet e kryera në faqen "wiwiblogs".
Epo nuk mund të themi gjë tjetër, veçse Shqipëria duhet të krenohet me këtë përfaqësim të denjë në Eurovizion!