INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e dyta në Europë për çmime të larta

Shqipëria e dyta në Europë për çmime të larta

Publikuar më: 12:05 22-06-2017

Estonia dhe Shqipëria kryesojnë Europën për rritjen e çmimeve në muajin maj. Kjo e dhënë e jo shumë e kënaqshme për konsumatorët është disi më optimist pasi në prill ishim të parët për çmime të larta e më maj të dytët.
Ky ndryshim sipas ekspertëve të statistikave është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %.
Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 2,0 %, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %. Në Maj 2017, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,6 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije”.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719