INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e fundit në rajon për hapjen e vendeve të reja të punës

Shqipëria e fundit në rajon për hapjen e vendeve të reja të punës

Publikuar më: 08:49 06-07-2018

7 vitet e fundit Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune. Sipas raportit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore vendi ynë është i fundit në rajon. Progres më shumë në rajon ka bërë Maqedonia që shtoi 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë. Që të dyja këto shtete kanë numër më të vogël popullsie se Shqipëria kështu që kuptohet qartë se në drejtim të përmirësimit të gjenerimit të vendeve të reja të punës kanë bërë përmirësime të ndjeshme.

Ndaj mund të themi se në Shqipëri janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1.000 banorë dhe në Maqedoni me 49.4 vende pune të reja të hapura për 1 mijë banorë. Nga analiza rezulton se Maqedonia e ka orientuar zhvillimin e saj drejt industrive eksportuese. Pas Maqedonisë vjen Kosova me 47.2 vende pune.
Edhe Serbia, e cila për nga numri i popullsisë apo ekonomia ka tjetër dimension në raport me vendet e tjera të rajonit ka mundur që të hapë jo pak, por 400 mijë vende pune.
Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës së punës me nivelin e kualifikimit, që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor dhe llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20% dhe kjo thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut, por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1.000 banorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162