INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e fundit për pyje, shpërdorohen 1.7 miliardë dollarë pasuri

Shqipëria e fundit për pyje, shpërdorohen 1.7 miliardë dollarë pasuri

Publikuar më: 10:50 04-03-2019

Shqipëria ka më pak pyje se vendet e tjera të rajonit. Shfrytëzimi pa kriter ka bërë që fondi pyjor i Shqipërisë të pakësohet me 40%, vetëm 20 vitet e fundit. Me këto shifra Shqipëria renditet e fundit në rajon e në Evropë për sa i përket pasurisë pyjore.

Në terma financiarë është shpërdoruar një pasuri me vlerë që llogaritet rreth 1.7 miliardë dollarë, në një kohë që Ministria e Mjedisit e llogarit vlerën financiare të fondit të pyjeve rreth 4.2 miliardë dollarë.
Fondi pyjor kombëtar është pakësuar me rreth 1.5 milionë metra kub dru në vit, për një total prej rreth 30 milionë kub në 20 vitet e fundit.
Shifra më alarmuese vërehen te pakësimi drastik i pyjeve të virgjër: Sipërfaqja e tyre është pakësuar me 85%, e thënë në numra, nga 75 mijë hektarë që ishte në vitin 1997, sot është reduktuar në 11 mijë hektarë.
Ky pakësim i volumit të pyjeve na rendit të fundit në Evropë e Rajon sa i përket volumit mesatar të drurëve për hektar.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775