INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria bën “paqe” me Marokun, barazon pa gola në stadiumin e ri

Shqipëria bën “paqe” me Marokun, barazon pa gola në stadiumin e ri

Publikuar më: 21:41 31-08-2016

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është ndarë në një barazim pa gola në ndeshjen e luajtur ndaj Marokut në stadiumin e ri “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje ishte një test i mirë për të parë gjendjen e futbollistëve në prag të sfidës së parë elementare për Botërorin Rusi 2018, që do të zhvillohet me datë 5 shtator në këtë stadium.

Shumë eksperimente dhe zëvendësime nga trajneri De Biazi, i cili ka ndryshuar tre herë rreshtimin taktik nga 4-5-1 fillestar në 4-4-2 dhe në fund e mbylli me 3-5-2.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Sokol Cikalleshi i cili pas një asistimi të bukur nga Hysaj nuk qëlloi portën me kokë. Në pjesën e dytë rrezikuan edhe me Lenjanin, Cikalleshin dhe Sadikun, por pa sukses. Kjo ishte ndeshja e parë pa Lorik Canën, ndërsa kapiten ishte Mavraj.

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209