INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e paaftë të menaxhojë emergjencat [VIDEO]

Shqipëria e paaftë të menaxhojë emergjencat [VIDEO]

Publikuar më: 13:40 30-07-2018

Nëse do të ndodhte një fatkeqësi natyrore, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje ta përballonte, pasi renditemi ndër vendet e fundit në botë për aftësitë menaxhuese apo rikuperuese të emergjencave civile. Sipas një raporti të fundit të Indeskit të FM Resilience, vendi jonë në menaxhimin e riskut renditet i 120-ti, në 10 vendet e fundit në botë. Të dhënat tregojnë se, Shqipëria është e paaftë të menaxhojë sulmet kibernetike apo dhe fatkeqësitë natyrore si zjarret, tërmetet apo dhe përmbytjet. Ndërsa tërmetet sapo prekën vendin, edhe vera shoqërohet me temperaturat e larta të cilat favorizojnë zjarret në pyje, ky raport na bën skeptik në menaxhimin e emergjencave civile. Ndërkohë, Shqipëria shfaqet e paaftë edhe në menaxhimin e krizave ekonomike që mund të prekin vendin. Kështu në këtë raport vendi ynë renditet i 93-ti në botë, në menaxhimin e krizave ekonomike. Edhe në këtë moment, është politika faktori kryesor që nuk menaxhon dot krizat. Por, nuk jemi vetëm ndër të fundit në botë, por të fundit në rajonin e Ballkanit. Krahasimisht me renditjen e shteteve ballkanike shihet se ato madje janë shumë lart renditjes, ku Kroacia është e 39-ta, Serbia e 66-a, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina e 70-ta dhe Maqedonia e 77-ta.

Article Logic
Execution time: 0.0043861865997314