Shqipëria vazhdon të mbetet makth për Turqinë në miqësore. Skuadra jonë kombëtare ka fituar edhe sonte në mbrëmje me rezultatin 3-2 në “Antalia Stadium”.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por Shqipëria shënoi që në minutën e 24 me Armando Sadikun, pas një aksioni të bukur të Roshit nga e djathta. Kuqezinjtë nuk ndalen me kaq pasi godasin sërish vendasit me një tjetër gol të Sadikut në fundin e pjesës së parë, teksa sërish asisti u dha nga Roshi. Në minutën e 42 Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë shokët e tij për pjesën e dytë me një lojtarë me pak.
Në fillimin e pjesës së dytë Turqia gjen golin që shkurton diferencat me Under, por Shqipëria befason duke shënuar golin e tretë me Grezdën pas një kundërsulmi të shpejtë. Vendasit shkurtuan sërish diferencat pas 5 minutash, por deri në fundin e ndeshjes nuk arritën që të barazonin rezultatin.
Në këtë ndeshje debutuan edhe Qaka dhe Hajdarin, teksa luajtën për disa minuta në fundin e ndeshjes.