INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria e para në rajon për kredi me probleme [VIDEO]

Publikuar më: 09:40 12-05-2017

Banka Botërore rendit Shqipërinë të parë në rajon për kreditë me probleme dhe të nëntën në botë. Në studim janë marrë 120 shtete që kanë kredi më të larta të pakthyera në afat. Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë situatën më në kontroll dhe në 2016-n, Serbia dhe Mali i Zi, që dikur kishin hua problematike edhe më të larta sesa Shqipëria paraqiten më mirë.
Serbia, në listën e 2015 ishte 10 vendet më problematike në botë dhe në 2016-n ka dalë nga dhjetëshja.
Në Shqipëri, në total, në fillim të vitit 2017 ishin rreth 99 miliardë lekë, të cilat bizneset apo individët nuk i kanë paguar në kohë nëpër banka. Kjo shumë ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga janari i një viti më parë, çka tregon se pavarësisht fshirjes, hua të tjera problematike i janë shtuar sistemin përgjatë 2016-s.
Nëse pagesat e kësteve në banka nuk paguhen për më shumë se tre muaj huaja klasifikohet si kredi e keqe.
Edhe Banka e Shqipërisë prej më se dy vitesh ka hartuar një plan për uljen e kredive me probleme, ku në fokus është ristrukturimi apo falimenti i 35 korporata më të mëdha, që kanë rreth 60% të kredive me probleme. Por, ky plan nuk është zbatuar plotësisht për shkak të vonesave në ligjin e ri të falimentin, që përfundimisht pritet të hyjë në fuqi këtë muaj.

kredi_ne_rajon_tabele.png

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996