INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e para në Europë për ndotjen e lumenjve me kimikate të rrezikshme

Shqipëria e para në Europë për ndotjen e lumenjve me kimikate të rrezikshme

Publikuar më: 10:19 23-08-2019

Kimikatet e dëmshme që janë gjetur në lumenjtë tanë janë në nivelet dy herë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndaj dhe Shqipëria renditet e para për lumenj të ndotur me elementë të rrezikshëm në Europë.

Këtë kanë konstatuar ekspertë e Bashkimi Europian, në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Referuar matjeve të kryera nga Eurostat në lumenjtë shqiptarë u gjet në një litër ujë, gati 7 miligramë biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të madhe nga Rumania, që është vendit i dytë pas Shqipërisë, me 3.5 miligramë për një litër ujë. Lumenjtë e pastër i kanë biokimikatet më pak se 1 miligram për litër.

Gjithashtu, Shqipëria paraqitet edhe me nivelin më të lartë fosfateve në lumenj. Matjet treguan se cilësia e ujrave po përkeqësohet, pasi niveli i tyre është 6.9 miligramë për litër me një rritje të konsiderueshme në raport me pak vite më parë ku ishte në 5.5 miligram për litër.

Edhe niveli i fosfatit në lumenjtë shqiptarë është dy herë më e lartë se e mesatares në lumenjtë europiane.

Ndotja më e lartë e lumenjve shqiptarë vjen për shkak se në to hidhen lirshëm të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshire edhe ato industriale.

Gjithashtu përdorimi i kimikateve dhe fosfateve në bujqësi është larg çdo kontrolli, teksa ende janë disa njolla të zeza rreziku nga mbetjet e rrezikshme industrial të para viteve 1990. Këto tregues faktojnë rrezikshmërinë e uji të lumenjve shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727