INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e plotë për të bërë mrekullinë ndaj Spanjës [FOTO]

Shqipëria e plotë për të bërë mrekullinë ndaj Spanjës [FOTO]

Publikuar më: 18:44 07-10-2016

Në Shkodër për të bërë mrekullinë. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Tiranë, dhe e gjithë vëmendja e Kombëtares tashmë është te ndeshja e së dielës kundër Spanjës, ndeshje për të cilën edhe pse nuk e ka pranuar, De Biasi ka punuar e ka menduar për të para ndeshjes me Lihtenshtein. Kjo u duk në zgjedhjet e tij në Vaduz, ku vendosi të linte pushim disa titullarë, për t’i pasur në formën më të mirë të mundshme kundër Spanjës.

Përveç mungesave të konfirmuara tashmë si Armando Sadiku, Arlind Ajeti dhe Rei Manaj, Shqipëria do të jetë e plotë ndaj ish-kampionëve të botës dhe Europës.

Kapiteni Agolli, Lenjani dhe Xhaka e panë nga stoli ndeshjen me Lihtenshtejnin, ndërsa Abrashi u aktivizua vetëm pjesën e parë.

Asnjë shqetësim, ndërkaq, për Burim Kukelin, që megjithëse në fundin e pjesës së parë la fushën e lojës duke prekur gjurin, do të jetë në dispozicion të ekipit përballë Spanjës. I gatshëm për De Biazin do të jetë edhe mesfushori Ledian Memushaj, i cili ndaj Lihtenshtejnit nuk ishte as në stol për shkak të problemeve fizike me të cilat u paraqit në grumbullimin e skuadrës.

Article Logic
Execution time: 0.0027000904083252