INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria e sigurtë nga skandali i vezëve. Ministria e Bujqësisë: Nuk importojmë nga jashtë [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 06-09-2017

Skandali i vezëve të infektuara me pesticide po përhapet me shpejtësi, duke prekur dhjetëra vende evropiane, ndërkohë që Shqipëria vazhdon të jetë një vend i sigurtë. Kjo për faktin, se në vendin tonë nuk eksportohen vezë nga jashtë, ndërkohë që në “kthetrat” e vezëve të kontaminuara kanë rënë vendet fqinje si: Italia, ku dy javë më parë u kap një sasi e madhe produkti e infektuar me pesticidin e rrezikshëm. Burime nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit (AKU) deklarojnë për IN tv, se është e pamundur që vezë të kontaminuara me pesticidin Fipronil, që përmban lëndë të rrezikshme kimike, të cilat mund të dëmtojnë organizimin e njeriut, të mbërrijnë në vendin tonë dhe se konsumatorët janë të sigurtë. Tregu shqiptar furnizohet tërësisht me vezë, që janë prodhuar në vend, kjo për faktin se në vendin tonë kanë ngritur aktivitetin e tyre shumë kompani. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, 3 prej kompanive shqiptare të prodhimit dhe eksportit të vezëve janë çertifikuar nga Organizata Botërore e Sigurisë Ushqimore, çka tregon se produktet janë të shëndetshme e se ato plotësojnë të gjitha kriteret e sigurisë që duhet t’u ofrohet konsumatorëve. Prej vitesh kompanitë shqiptare kanë hyrë në tregun evropian, duke eksportuar vezë në vende si: Gjermania, Greqia, por edhe në Kosovë. Vezët janë një ndër artikujt kryesorë të eksportit tonë të prodhimeve bujqësore e blegtorale, ku përfshihen frutat, perimet, peshku i freskët dhe mjalti.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998