INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e varur nga dërgesat e emigrantëve

Shqipëria e varur nga dërgesat e emigrantëve

Publikuar më: 14:25 15-06-2017

Shqipëria është shteti i 6 mes shteteve evropiane që varet nga të ardhurat e emigrantëve.
Sipas një studimi të fondit ndekombetar te zhvillimit remitancat përbëjnë 9.1% të prodhimit të brendshëm bruto, por që pas viti 2007 dërgesat e emigrantëve ranë me 27 %.
Sipas të dhënave të IFAD, në Shqipëri, të ardhurat nga emigrantët ishin 1 miliard dollarë (shifër që është shumë më e lartë se ajo që raporton Banka e Shqipërisë, sipas të cilës prurjet në 2016-n ishin 615 mln euro-shënim i Monitor), ose 9.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në krahasim me vitin 2007, paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në Shqipëri kanë rënë me rreth 27%.

Në Kosovë, rëndësia që kanë prurjet e emigrantëve është më e lartë se në Shqipëri. Në vitin 2016, ato ishin 972 milionë euro, apo 15.2% të PBB-së. Për më tepër, tendenca e tyre vijon në rritje, teksa në krahasim me vitin 2007, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit në Kosovë janë rritur me gati 6%.

Raporti thekson se paratë që migrantët dërgojnë në familjet e tyre në vendet në zhvillim janë rritur me 51% në dekadën e fundit. Kjo rritje ka ardhur në pjesën më të madhe nga Azia, që ka dëshmuar një zgjerim prej 87% të remitancave.

Më shumë se 200 milionë punonjës migrantë vlerësohet se po mbështesin 800 milionë anëtarë familjesh globalisht. Parashikohet që në vitin 2017, një në shtatë persona në botë do të përfshihen në dërgimin ose marrjen e më shumë se 450 miliardë dollarë remitanca. Flukset e migracionit dhe paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi kanë një ndikim të lartë në ekonominë globale dhe mjedisin politik

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551