INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria e “zhytur” në borxhe! Ja ç’thotë Banka Botërore…

Shqipëria e “zhytur” në borxhe! Ja ç’thotë Banka Botërore…

Publikuar më: 10:18 08-04-2016

Raporti i BB-së për vitin 2015 thekson se borxhi i Shqipërisë  është 70% dhe rezulton më i larti në Rajon.
Në raport citohet se rritja ekonomike për Shqipërinë është 2.6% dhe zhvillimi ka ardhur nga investimet private. Sipas Bankës Botërore dhe punësimi ka pësuar një rritje të lehtë me 1.9%. Gjithësesi në raport thuhet qartë se papunësia është një problem i madh dhe se gjysma e të papunëve janë të papunë afatgjatë.
Ekspertët e BB kanë sqaruar se dhe ritmi i zbutjes së varfërisë ka qenë më i ngadaltë në Shqipëri se në rajon. Drejtoria e BB, Tahseen Sayed dha e këshilla për qeverinë kur tha se duhet te ketë sistem analize për konçesionet, që jep dhe duhet të bëjë kujdes për konçesionet e lidhura me parajsat fiskale. Sayed foli dhe për skandalin “Panama Papers” dhe sipas saj ky është një fenomen global, të cilin do ta adresojnë me FMN në mbledhjen që do të mbahet në Washington.

Article Logic
Execution time: 0.0031850337982178