INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dinim por Shqipëria eksporton më shumë këpucë drejt BE. Raporti tregon fakte interesante

Nuk e dinim por Shqipëria eksporton më shumë këpucë drejt BE. Raporti tregon fakte interesante

Publikuar më: 09:35 18-10-2018

E keni menduar se çfarë eksporton më shumë Shqipëria? Mbase nuk kishit menduar kurrë që vendi ynë produktin më të eksportuar ka këpucën. Sipas një studimi të Bankës Botërore për vitin 2018 produkti i eksportuar nga Shqipëria jashtë vendit ishte këpuca, në Maqedoni ishin produktet kimike, në Bosnjë ishin mobilet, në Serbi ishin makinat dhe në Malin e Zi prodhimet e Aluminit. Produkti i dytë më i eksportuar në Shqipëri më 2018-en ishte nafta, në Maqedoni pjesët për makinat, në Bosnjë këpucët, në Malin e zi, Energjia elektrikë dhe në Serbi, cigaret.
Të dhënat janë marrë nga raporti rajonal që Banka Botërore publikoi së fundmi, te cilat tregojnë se eksportet shqiptare bazohen në burimet natyrore dhe krahun e lirë të punës, teksa rajoni po zhvillon prodhimin në fabrika për linja me vlerë të shtuar si industria e automjeteve.
Ky model ka sjellë rritje të pagave në Rajon, përkundrejt Shqipërisë që ende shfrytëzon krahun e lirë të punës me paga të ulëta duke prodhuar veshje dhe këpucë me paga më pak se 150 euro për person në muaj.
Të vetmet produkte që janë pjesë e listës së tre produkteve kryesore në më shumë se një vend janë këpucët ( në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë), energjia elektrike (Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi), dhe tela elektrikë të izoluar (Maqedonia dhe Serbia).
Ndërsa kompanitë e këpucëve nga Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina qartësisht janë në konkurrencë me njëri-tjetrin në tregun e BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559