INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Shqipëria është një rrëmujë!'' The  Economist shkruan për kaosin e ditëve të fundit

''Shqipëria është një rrëmujë!'' The Economist shkruan për kaosin e ditëve të fundit

Publikuar më: 08:42 28-06-2019

Revista ‘The Economist’ ka shkruar për situatën politike në Shqipëri. Shkrimin e sotëm e nis me pankartat që kanë patur në duar protestuesit e opozitës në kryeqytet. Fotoja ka fokusuar parullën kryesore: ‘Rama Ik!’ Artikulli titullohet: ‘Shqipëria është një rrëmujë’ veçon dhe flamurët kombëtar, amerikan dhe evropian si dekor i protestave opozitare.

‘The Economist’ citon liderin opozitar Bashën në pretendimin e tij se ai nuk do të lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë sërish.

Gjithashtu ‘The Economist’ pasqyron dhe historikun e Shqipërisë në tentativat e saj për t’u futur në BE, ku thekson se edhe pas marrjes së rekomandimit nga progres-raporti i KE-së, Shqipëria nuk e mori miratimin e vendeve anëtare për çeljen e negociatave. Këtu ‘The Economist’ ka cituar kryeministrin Rama duke thënë se ai është shprehur që pjesë e këtij vendimi negativ kanë qenë qeveritë e vendeve populiste që janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

the_ekoko.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654