INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë

Publikuar më: 10:31 28-11-2016

104 vite më parë në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësisë. Në të gjithë vendin kanë nisur ceremonitë e festimit të kësaj date histiorike.
Aktivitete nisën nga Vlora, ku u ngrit simblokisht flamuri.
Në ceremoninë e Vlorës morrën pjesë Presidenti Nishani, Ministria e Mbrojtjes, Kodheli, Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe drejtuesit vendorë të qytetit.
Gjithashtu sot në Vlorë janë planifikuar edhe një sërë aktivitetesh gjatë ditës dhe në mbrëmje do të zhvillohet dhe një koncerti në sheshin “Pavarësia”.

Ndërsa në kryeqyteti ceremonia u zhvillua në qëndër të Tiranës në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i kryeqyteti Veliaj tha se vitin e ardhshëm festimet do të organizohen jo më në një kantier ndërtimi, por në sheshin më të bukur në rajon.
Edhe në Tiranë me rastin e ditës së Pavarësisë aktivitete do të ketë përgjatë gjithë ditës. Ku spikat hapja e dyerve të Parlamentit shqiptar për vizitorë.
Këtë ditë festimeve i ka munguar kryeministri Rama i cili ka shkuar në Gjermani.

Po nuk ka munguar urimi i tij në FB:
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë”!

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711