Ndeshja e parë miqësore ndaj Katarit në prag të Euro2016 është mbyllur me rezultatin 3-1 për kuqezinjtë. Fillimi ishte katastrofal për Kombëtaren e Shqipërisë, ku kundërshtarët tanë kanë kaluar në avantazh ende pa filluar mirë ndeshja. Pavarësisht kësaj, djemtë e De Biasit nuk e demoralizuan teksa morën frenat e ndeshjes dhe menjëherë filluan përmbysjen. Atë që nuk bënë dot sulmuesit, e bën mjaft mirë një mbrojtës si Arlind Ajeti i cili në minutën e 23 do t’a dërgonte topin në rrjetë.
Edhe pas golit të barazimit kuqezinjtë vijuan të mbeten në sulm duke kërkuar me ngulm golin e avantazhit. Në minutën e 40′ pas disa aksioneve rradhazi, është Ermir Lenjani ai që do të ndryshojë sërish shifrat e ndeshjes. Pas zëvendësimeve dhe eksperimenteve të shumta, është sulmuesi Armando Sadiku që me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, i çoi shifrat në 3-1, rezultat që mbeti i tillë deri në fund të ndeshjes.