INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria fiton, por Panucci shfaqet i acaruar: Nuk e di pse më keni...

Shqipëria fiton, por Panucci shfaqet i acaruar: Nuk e di pse më keni...

Publikuar më: 22:14 07-09-2018

Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare, pas ndeshjes së fituar me Izraelin është shfaqur shumë i lumtur, por i acaruar me mediat dhe jo vetëm. Në intervistë për mediat pas ndeshjes, italiani u shpreh se kombëtarja gaboi në pjesën e parë, por rikuperoi gjithçka në të dytën.

“Është e vërtetë se në pjesën e parë rrezikuam të pësonim gol, por të gjitha për fajin tonë, jo për meritë të Izraelit. E vërtetë që rrezikuam shumë në të parën, pasi edhe kundërshtari ka lojtarë cilësorë. Këtu në Shqipëri më keni kritikuar dhe po i përjetoni dy miqësoret e qershorit sikur të kishim humbur dy ndeshje të Botërorit. Italia pësoi gjashtë gola dhe nuk u mor askush me atë”, deklaroi trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, pas fitores së kuqezinjve 1-0 ndaj Izraelit.

“Kur erdha unë te Shqipëria ishim në vend të katërt në grup, dhe sa për qartësim, më pas kualifikueset i mbyllëm në vend të tretë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të bëjmë maksimumin në Skoci. Në pjesën e parë pashë probleme, ndërsa në të dytën, i bëj komplimentet e mia skuadrës, pasi bënë një ndeshje shumë të mirë”, përfundoi Panucci.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158