INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria “goditet” nga Europa me një raport për drogën

Shqipëria “goditet” nga Europa me një raport për drogën

Publikuar më: 14:48 06-06-2017

Qëndra Europiane e Monitorimit të drogave dhe Varësisë nga Droga, ka përmendur për herë të parë Shqipërinë në raportin vjetor Europian të Drogave për vitin 2017.
Ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017 sipas Monitor vendi ynë vlerësohet negativisht si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se ajo po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.


Pjesë nga raporti:
Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet që kanë pësuar rrugët e trafikut të narkotikëve, si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor. Veçanërisht Shqipëria është e lidhur me rritjen e kultivim të kanabisit dhe dërgimin në këto vende.
Greqia, ku prodhohet gjithashtu kanabisi, është një pikë e rëndësishme hyrëse në BE për kanabisin shqiptar, që shpërndahet në disa shtete anëtare, përfshirë Italinë, kroacinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Austrinë. Një pjesë e kanabisit shqiptar mund të shitet dhe në Europën perëndimore, si në Gjermani ose Francë. Për më tepër, Europol bën të ditur se kanabisi me fuqi të ulët trafikohet në Holandë dhe përdoret për të prodhues kanabis të fortë, që më pas destinohet për tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Grupet shqiptare të krimit të organizuar vlerësohet se janë të përfshirë në tregtimin e vajit Afganistan të kanabisit, kryesisht në Europën Qëndrore dhe Lindore përmes Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0017120838165283