Dy destinacione më shumë për të vizituar!
Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë një vendim për të hequr vizat me dy shtete. Në bazë të këtij vendimi i cili u mor këtë të mërkurë, qytetarët e Gjeorgjisë dhe Trinidad dhe Tobago, do të lëvizin vetëm me pasaportë drejt Shqipërisë.
Për këtë iniciativë, Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi: DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.513, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
2. a) Në aneksin nr.3, “Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza si rrjedhojë e hyrjes pa vizë në zonën Shengen”, bashkëlidhur vendimit, shtohen shtetet “Gjeorgji” dhe “Trinidad dhe Tabako”, me dokumentin pasaportë.
3. b) Në aneksin nr.4, “Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë, dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, bashkëlidhur vendimit, hiqen shtetet “Gjeorgji” dhe “Trinidad dhe Tabago”.
4. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.