INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria i ka falur 12 milje det Greqisë? Ministri Bushati përgjigjet kështu

Shqipëria i ka falur 12 milje det Greqisë? Ministri Bushati përgjigjet kështu

Publikuar më: 23:26 30-01-2018

Pas takimit me Kotzias, Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është shprehur se me palën greke është rënë dakord vetëm për “vijat e kuqe” ku do të ecin negociatat të përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bushati thotë se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertet duke premtuar se do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

 “Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, tha Bushati.

Bushati theksoi se çështja Çame është përfshirë në bisedime, por nuk ka dhënë detaje të sakta në lidhje me këtë gjë.

“Ne po bëjmë shumë në lidhje me çështjen çame. Çamët do të trajtohen njësoj sikurse trajtohen grekët në Shqipëri. Në lidhje me Çamërinë dhe më çamët, Greqia do të punojë në raport me atë se çfarë faji kanë pasur këta qytetarë në raport me pushtuesin gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Fajet janë personale dhe jo kolektive”, tha ai.

I pyetur nga Fevziu në lidhje me faktin se a e konsideron qeveria shqiptare dhe ministria e Jashtme e Shqipërisë çështjen çame në radhë të parë morale, Bushati vlerësoi se qeveria shqiptare ka pasur kujdes për komunitetin çam, por nuk dha detaje.

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699