INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria 'importon' të huaj. Ndërtimi në vend të parë, ndiqet nga shërbimet

Shqipëria 'importon' të huaj. Ndërtimi në vend të parë, ndiqet nga shërbimet

Publikuar më: 10:57 30-08-2018

E ndërsa shqiptarët po dynden drejt shteteve të tjera për të punuar, rreth 3122 shtetas të huaj punojnë zyrtarisht në Shqipëri, ku 1705 janë të pajisur me leje pune dhe pjesa tjetër me vërtetim deklarimi për punësim. Shifrat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit i referohen vitit 2017, ndërsa vijon të jetë i njëjti trend edhe për këtë vit. Nga shifra totale e të huajve të punësuar në vendin tonë, 80 për qind prej tyre janë punëmarrës, 19 për qind të vetëpunësuar, dhe vetëm 1 për qind kanë statusin e investitorit. Pjesa më e madhe e lejeve janë në rajonin e Tiranës(rreth 41%), por ka edhe në rajonet Durrës (10 për qind e totalit), Vlorë dhe Fier 4%, etj.
Por cilat janë aktivitetet ekonomike që importojnë punonjës të huaj më shumë?
Referuar të dhënave, ndërtimi qëndron në vendin e parë të aktiviteteve, me 27% dhe në vendin e dytë renditet kategoria “aktivitete shërbimesh dhe të tjera”, ndërsa sektorët e tjetër zënë një përqindje shumë më të ulët. Ndrësa më pak shtetas të huaj në Shqipëri punojnë në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, me vetëm 2%.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648