Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Sulmuesi kroat, Mario Mandzukiç, ka kaluar në epërsi kombëtaren e tij në minutën e 6-të ndaj Kosovës, pas një pasimi të Kramariç. Sulmuesi i Juventus, ka dyfishuar shifrat në minutën e 24-ët, duke i çuar ato në 0-2, dhe në të 35-ët i ka trefishuar në 0-3.
Ndërkohë që në minutën e 12-të, pas një pasimi të Odise Roshi-t, ka shënuar shtatshkurtëri Jahmir Hyka, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.