Edhe pse një miqësore, po luhet një ndeshje shumë e bukur në Turqi. Pikërisht në momentin më të mirë të kombëtares turke, me një Cenk Tosun i cili ka vënë disa herë në vështirësi Berishën, ka shënuar Shqipëria. Odise Roshi depërton mjaft mirë në krahun e djathtë, hyn brenda zonës dhe pason për Sadikun, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë.