INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria kosh i mbetjeve të Europës. Specialistët italianë japin alarmin [VIDEO]

Shqipëria kosh i mbetjeve të Europës. Specialistët italianë japin alarmin [VIDEO]

Publikuar më: 12:44 01-08-2018

Shqipëria rrezikon që të kthehet në kosh për plehrat eEvropës. Alarmi është ngritur nga specialistë të mjedisit nga Italia, të cilët e shohin me shqetësim situatën e ndotjes dhe mosmenaxhimin e mbetjeve vendase nga Shqipëria. Klaudia Polieco, drejtoreshë e Konsorciumit Italian të Riciklimit të Mbetjeve, në një intervistë ekskluzive për IN News, e konsideron absurde vendimin që Shqipëria po merr përsipër mbetjet e vendeve të Europës në një kohë kur nuk po menaxhon dot mbetjet e saj.
Klaudia Polieco:
''Shqipëria duhet të filllojë të riciklojë të gjitha mbetjet urbane që ti shikojë edhe si përfitim ekonomik. Problemi është struktural, jo që po merr përsipër mbetjet. Problemi është se s'po merr përgjegjësitë e veta dhe po merr përsipër trajtimin e mbetjeve të të tjerëve. Shqipëria si fillim duhet të riciklojë dhe pastaj të shohi pjesën ekonomike që mund të përfitojë nga vendet e tjera. Po vazhdoi kështu, Shqipëria do të bëhet koshi i mbeturinave të Evropës.’’

1_9.jpg
Duke e konsideruar alarmante situatën e ndotjes në Shqipëri nga mbeturinat, Drejtoresha e Konsorciumit Italian të Riciklimit Klaudia Polieco, jep dhe disa sugjerime se çfarë duhet të bëjë vendi ynë për përmirësimin e situatës aktuale në trajtimin e mbetjeve.
Klaudia Polieco:
''Shqipëria ka shumë probleme, duhet që të ketë parasysh shumë gjëra dhe duhet të hiqet dorë nga përdorimi i materialeve plastike njëpërdorimshe si pjata, gota etj, por kryesorja është që Shqipëria të heqë përfundimisht dorë nga djegia e mbeturinave. Duhet të fillojë riciklimin dhe t’i japi vëmendje ndarjes së mbetjeve që në burim.''
Ndotja e madhe në vendin tonë është një temë e nxehtë debati, ndërsa çështja e riciklimit të mbetjeve ende nuk po merr zgjidhje që në burim, pavarësisht nismave të ndryshme nga pushteti vendor për ndarjen e mbetjeve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721