INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria kthim pas! E fundit në Evropë për të ardhurat për frymë [VIDEO]

Publikuar më: 11:17 19-04-2017

Shqipëria paraqitet për të ardhurat për frymë si 11 vite më parë. Pra bën kthim pas. FMN e rendit vendin tonë për 2016 edhe si vendin me të ardhura më të ulta në Evropë, respektivisht të ardhurat për frymë janë 4200 dollarë. Me këto të dhëna vendi ynë në botë renditet i 106-a në botë, nga 190 shtete të marra në studim.
Më mirë në rajon paraqitet Sllovenia, me 21 mijë dollarë për frymë e ndjekur nga Kroacia me 12 mijë dollarë, Rumania me 9,500 dollarë e kështu me rradhë.
Në vitin 2016, të ardhurat për frymë të Shqipërisë ishin sa gjysma e mesatares së Europës Lindore (8836 USD) dhe 13% të atyre të Bashkimit Europian (32243 USD).
Çudi është që shtetet që kanë hyrë në Bashkimin Europian, vitete e fundit si Kroacia dhe Sllovenia kanë parë një përkeqësim në renditje 10 vitet e fundit.
Shteti me të ardhurat për frymë më të larta në botë është Luksemburgu, me 103 mijë dollarë.
Ndërsa vendet më të varfra në botë janë Nigeria, Mozambiku, Madagaskar, Burundi dhe Sudani ku të ardhurat për frymë luhaten nga 200 deri në 400 dollarë për frymë për 2016-n.

Për më shumë lajme ndiqni IN News...

Article Logic
Execution time: 0.0018298625946045