INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria lë pas dhe kampionin, Serbinë për borxh të lartë publik

Shqipëria lë pas dhe kampionin, Serbinë për borxh të lartë publik

Publikuar më: 09:43 15-05-2018

Një tjetër notë negative për Shqipërinë. Bëhet fjalë për borxhin publik që e kemi më të lartin në rajon. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar vendi ynë paraqite në një nivel të fikshëm, pasi borxhi publik në raport me PBB rezulton 71.3%. Gjithësesi FMN pret rënie të borxhit dhe ka përllogaritur që në 2019-n, ai të jetë 68.5% e PBB-së.

Po krejt e kundërta po ndodh në vendet fqinje. Duke përfituar nga ambient i ulët interesash, forcim të monedhave kombëtare, hyrje në ciklin rritës të ekonomisë dhe politikave shtrënguese fiskale, vendet e Rajonit të Ballkanit po ulin borxhin publik. Progres të madh ka bërë Serbia, e cila brenda një vit e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% PBB qëe kishte më parë. Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria.

Ministria e Financave e Serbisë ka argumentuar se raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB ra me afërsisht 10% të PBB-së në vitin 2017 dhe shumë se gjysma e kësaj rënieje lidhet me vlerësimin e monedhës vendase dinarin, kundrejt valutës. Edhe performanca e fortë fiskale, e çoi suficitin primar në gati 4% e PBB-së. Po Serbia ka reduktimin e borxhit e lidh dhe me rritjen ekonomike me 3.5%.
Edhe shtete si Kosova dhe Maqedonia që kishin nivele të larta të borxhit në krahasim me PBB po shfrytëzojnë momentin për kryer investime nëpërmjet kredive te reja me interesa të ulëta.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113