INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria luan miqësore në gusht, ja me kë

Shqipëria luan miqësore në gusht, ja me kë

Publikuar më: 09:10 29-07-2016

Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësore në fund të muajit gusht me Marokun. Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të përgatitjeve në prag të ndeshjes me Maqedoninë. Për herë të parë pas finaleve të “Euro 2016”, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi do të jenë në veprim më 31 gusht, në një ndeshje miqësore kundër Marokut. Kjo gjë është bërë e ditur në faqen zyrtare të Federatës Marokene të Futbollit:

Konkretisht, “Lions De l’Atlas” shkruan: “Ekipi kombëtar i Marokut do të përballet me homologun e tij shqiptar në një miqësore, të mërkurën, më 31 gusht, – njoftoi Federata e Futbollit Maroken të enjten pasdite, në një deklaratë. Sipas disa informacioneve, kjo miqësore kundër Shqipërisë, që pozicionohet e 37-ta në renditjen e FIFA-s, duhet të luhet në Kompleksin Sportiv “Moulay Abdellah”, në Rabat.

Ndërkohë, Shqipëria bën pjesë në Grupin G eliminator të “Botërorit 2018”, së bashku me Italinë, Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtejnin. Ndeshjen e parë të kësaj fushate kualifikuese do ta luajë më 5 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, kundër Maqedonisë fqinje.

 

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377