INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria “mbërthehet” nga i ftohti, bllokohen disa akse, situatë e vështirë edhe ne 48 orët e ardhshme

Shqipëria “mbërthehet” nga i ftohti, bllokohen disa akse, situatë e vështirë edhe ne 48 orët e ardhshme

Publikuar më: 19:11 04-01-2019

Në ditët e para të vitit 2019 bora ka bllokuar disa akse rrugore, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë hasur probleme me ngricat e krijuara.Shtabi i Emergjencës tregon se probleme janë hasur në akset rrugore Vlorë- Llogara, Kotë-Sevaster dhe Kotë-Vranisht-Kuç ndërkohe është paralizuar lëvizja në aksin nacional Kukës-Shishtavec.

Një nga qytetet më të prekura pritet të jetë edhe Gjirokastra ku temperaturat do të vijojnë të ulen, sipas parashikimit deri 9 gradë nën zero.Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës i bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve si dhe rikujton numrat e telefonave ku mund të kërkojnë ndihmë në rast të çdo problemi.

Shtabi i Emergjencës tregon se situata do të paraqitet e vështirë edhe 48 orët e ardhshme e për këtë arsye automjetet mund të kalojnë vetëm me zinxhirë.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328