INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria mbetet me spitale “jetime”… ja se kur do të zgjidhen drejtuesit e rinj

Shqipëria mbetet me spitale “jetime”… ja se kur do të zgjidhen drejtuesit e rinj

Publikuar më: 11:00 03-08-2017

Drejtorët e spitaleve rajonale dhe bashkiake kanë nisur të japin dorëheqjen, ndërsa një pjesë e tyre kanë konfirmuar se nuk do të bëjnë një gjë të tillë. Por, ndërsa një grupim drejtuesish do të ikin, të tjerë presin që të zënë vendet e tyre. Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largime, Ministria e Shëndetësisë thotë se kriteret dhe rregullat që do të ndiqen për përzgjedhjen e drejtorëve të rinj do të vendosen nga qeveria e re, që do të formohet në muajin shtator.

Burime pranë këtij dikasteri thonë se gjatë muajit gusht nuk do të ketë asnjë garë të hapur për këto pozicione pune. Të njëjtat burime thanë se ende nuk ka asgjë konkrete për procedurat që do të ndiqen për emërimet e reja, pasi fillimisht do të pritet largimi i drejtorëve aktualë të institucioneve spitalore. Pak ditë më parë Rama zhvilloi një takim me këta të fundit, teksa kërkoi që ata të tërhiqen nga pozicioni që mbajnë. Sipas kryeministrit, shkak i kërkesës është keqmenaxhimi i spitaleve dhe neglizhenca e tyre për zgjidhjen e problemeve të pacientëve.

Gjithashtu, ai paralajmëroi hapjen e një konkursi, përmes të cilit do të përzgjidhen emrat e rinj, teksa ftoi të bëhen pjesë e tyre edhe drejtuesit aktualë, që mendojnë se janë të aftë për atë pozicion pune. Të njëjtën praktikë, Rama e ndoqi edhe me krerët e hipotekave, por ndryshme nga shëndetësia tashmë  Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur konkursin për drejtuesit e rinj. Hapja e garës u njoftua nga drejtoresha e Tiranës, Blerina Doracaj, e cila theksoi se procesi i përzgjedhjes do të përfundojë në muajin gusht.

Article Logic
Execution time: 0.002216100692749