INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me 7 përfaqësues në Kampionatin Europian të Peshëngritjes

Shqipëria me 7 përfaqësues në Kampionatin Europian të Peshëngritjes

Publikuar më: 12:28 16-02-2018

Shtatë sportistë do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes i cili do zhvillohet në Bukuresht dhe do të nis në datën 26 mars.

Bëhet fjalë për një peshëngritëse femër dhe gjashtë meshkuj.

Evangjeli Veli, për femra dhe për meshkuj Romario Avdiraj, Arbër Çerçizi, Briken Çalja, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, janë emrat që do përfaqësojnë flamurin tonë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

Lista e sportistëve që do të marrin pjesë është konfirmuar nga Federata Europiane e Peshëngritjes.

Kujtojmë që sportistët shqiptarë do të jenë të pranishëm në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut, me Romela Begajn pak javë më parë, ku Begaj humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botërorin e zhvilluar në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004