INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me burgje të tejmbushur, një e treta e të dënuarve për drogë

Shqipëria me burgje të tejmbushur, një e treta e të dënuarve për drogë

Publikuar më: 09:21 13-02-2019

Burgjet shqiptare janë të tejmbushura dhe ky fakt nuk është fshehur as nga zyrtarët e lartë. World Prison Brief (ËPB), një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, rendit Shqipërinë në listën e shteteve që i kanë burgjet të tejmbushura, në nivelin 105.6%.

Ndërkohëm, INSTAT ofron të dhëna më të detajuara lidhur me veprat penale për të cilën ka më shumë të dënuar.
Sipas INSTAT në Shqipëri numëroheshin 5.418 të burgosur, prej të cilëve 5323 burra dhe 95 gra, në 2017-n. Në krahasim me një vit më parë, numri i të burgosurve ka rënë me gati 9%.
Në vendin tonë, numrin më të lartë të të dënuarve janë për lidhje me drogën, me 1602 të dënuar apo rreth një e treta e totalit të të dënuarve në Shqipëri.
Në krahasim me një vit më parë të dënuarit për këtë vepër penale janë shtuar me 23%.
Vjedhja ka kaluar si vepra e dytë penale më përhapur në Shqipëri, me rreth 19% e totalit të të burgosurve. Për vitin 2017 numri i të burgosurve për vjedhje ishte 1,046, rreth 80 të burgosur më shumë se një vit më parë.
Vepra e tretë penale me më shumë të burgosur në burgje është vrasja. Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë.
Ndërkohë, rënie kanë shënuar të burgosur për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Në vitin 2018 janë regjistruar 114 autorë të veprës penale të krimit seksual.

Article Logic
Execution time: 0.00205397605896