INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me çmimet e produkteve ushqimore bazike stratosferike

Shqipëria me çmimet e produkteve ushqimore bazike stratosferike

Publikuar më: 11:08 20-06-2019

Jemi më të varfërit në rajon, por ushqhemi shumë shtrenjtë. Çmimet e ushqimeve i kemi më të lartat në rajon duke lënë pas edhe disa vende të Bashkimit Europian.
Nga të dhënat e Eurostat për nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, Shqipëria në 2018-n ka shënuar nivelin 79% nga 100% që merret niveli mesatar i çmimeve të BE-së. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia me një nivel çmimesh 78%, duke u ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me nivelin 76% dhe Maqedonia e Veriut me 62%.
Ndërkohe edhe vendet anëtare të BE-së, si Bullgaria dhe Rumania kanë shënuar një nivel çmimesh për kategorinë e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike prej 76% dhe 66%, duke qenë në koherencë me nivelin e të ardhurave për frymë dhe konsumit në këto vende.
Në 2018-n, niveli i çmimeve të një shporte të krahasueshme me ushqime dhe pije jo-alkoolike në Bashkimin Evropian ishte dy herë më i lartë në shtetin më të shtrenjtë në krahasim me atë më të lirë. Danimarka kishte nivelin më të lartë të çmimeve për ushqime dhe pije jo-alkoolike në BE në 2018, ku shporta bazë përllogaritej sa 30% e mesatares së BE-së, pasuar nga Luksemburgu dhe Austria të ndjekur nga Irlanda dhe Finlanda me 120% dhe Suedia 117%. Në anën tjetër nivelet më të ulëta të çmimeve janë vërejtur në Rumani 66% dhe që ndiqet Poloni, Bullgari, Lituani, Çeki dhe Hungaria 85%.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436