INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria me kapitalin njerëzor më të dobët në Europë. Sektorët më problematikë...[VIDEO]

Publikuar më: 09:43 26-09-2018

Niveli arsimor dhe shëndeti i popullatës janë dy komponentët kryesorë, që matin cilësinë dhe nivelin e kapitalit njerëzor të një shteti. Po Shqipëria e ka në nivele shumë të ulta, më të dobëtat në Europë. Kjo do të thotë që kemi qytetarë jo fort të arsimuar dhe me shëndet të dobët.
Kapitali njerëzor karakterizohet nga nivelet arsimit dhe shëndetit në një popullsi dhe është një tregues se më çfarë shpejtësie do të ecë ekonomia në të ardhmen.
Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit ka bërë krahasime të zhvillimit të kapitalit njerëzor në nivel global të 195 shteteve në botë. Studimi tregoi se Shqipëria ka bërë regresin më të madh në dy dekadat e fundit, duke humbur 16 pozicione në renditjen botërore.
Për sa i përket kapitalit njerëzor Shqipëria krahasohet vetëm me vendet afrikane, teksa është shumë pas shteteve të rajonit duke rezultuar e pozicionuar në vendin 91.
Më mirë në rajon paraqitet Serbia duke u renditur e 46-ta në rang botëror, më pas vjen Maqedonia në vendin e 51.
Ndërsa në botë më mirë paraqitet Finlanda që ka nivelin më cilësor të kapitalit njerëzor. Kurse Nigeria ka nivelin më të ulët. Përmirësime të forta në dekadat e fundit pati Arabia Saudite, Kuvajti dhe disa vende te Amerikës Latine.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793