INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me paga dy herë më të ulëta se fqinjët

Shqipëria me paga dy herë më të ulëta se fqinjët

Publikuar më: 11:56 18-03-2019

Shqipëria ka pagat dy herë më të ulëta se vendet fqinje. Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, ndërsa në Maqedoni sipas të dhënave paga i afrohet 600 eurove në muaj. Në Bosnjë paga është më shumë se 700 euro.

Këto shifra janë janë rezultatet të përllogaritjeve të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Veç Bosnjës është dhe Mali i Zi që ka pagat më të larta në rajon, ndërsa ka nivelin më të ulët.
Sipas një studimi të posaçëm të Bankës Botërore për pagat dhe produktivitetin e në rajon më 2018 u raportua se Shqipëria ishte i vetmi vend që shënoi ulje të pagës reale gjatë vitit 2016, ndër 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.
Vlerësime të ngjashme mbi produktivitetin dhe pagat në rajonin e Ballkanit tregojnë se ka diferenca ndërmjet pagave dhe një numër shumë i madh përfituesish që paguhen me paga shumë të ulëta.
E matur me fuqinë blerëse pagat në Shqipëri janë rreth 25 % e pagës mesatare në vende të tjera.
Në përgjithësi, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë raportuar nivele të larta rritjeje në pagat reale para krizës së vitit 2018. Pas krizës, rritja e pagave është përshpejtuar në vendet europiane në tranzicion, por jo në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019588470458984