INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria më pak popullatë rinore në 2016, por dhe të papunë [VIDEO]

Publikuar më: 08:27 22-06-2017

Shqiptarët nuk kanë lindur shumë fëmijë vitet e fundit dhe për pasojë, popullsia e grup-moshës 15-29 vjeç në 2016 është ulur me 4.3% krahasuar me 2015. Sipas INSTAT në publikimin e fundit “Shqipëria në shifra 2016”, ulja e forcës së punës korrespondon në të njëjtën përqindje sa edhe ulja e papunësisë në këtë grup moshë.
Kështu që shkalla e papunësisë për të rinjtë në vitin 2016 arriti mestararisht në 28,9 %, e më të papunë sipas gjinive rezulojnë meshkujt. Ndërsa në vitin 2015 shkalla e papunësisë ishte 33,2 ku në fakt më shumë të papuna ishin femrat. Po edhe pse në 2016 papunësia duket se është ulur nëse shohim shifrat kuptojmë se ajo është po njëlloj në të dyja vitet, pasi numri i të rinjve nga viti në vit është zvogëluar.
Ndërsa në vitin 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç ishte 55,9 %.
Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve.

Po dhe pse më shumë të punësuara në numër femrat kanë rreth 2 herë më shumë gjasa se meshkujt për të qenë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes apo në ferma bujqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379