INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria me ujin më të ndotur [FOTO]

Shqipëria me ujin më të ndotur [FOTO]

Publikuar më: 14:39 22-03-2017

Në ditën botërore të ujit dy lajme të keqja për Shqipërinë.

Cilësia e ujit që përdorin dhe konsumojnë shqiptarët është shumë e ulet dhe për këtë arsye renditemi si ndër vendet me ujin më të ndotur në Evropë.

Gjithashtu vendi ynë renditet në zonën e rrezikut për mungesën e ujit në vitet që do pasojnë.

Për cilësinë e ujit lista është hartuar në baze të një studimi të Arena Ekonomike Evropiane.

Ndotja e ujit sipas raportit lidhet me përzierjen e ujerave të zeza me të bardhat dhe me kanalizimet me probleme.

Probleme të vogla me cilësinë e ujit ka edhe në vende si Bullgaria, Holanda dhe Anglia.

Por këtu flitet për ujin qe përdoret për larje, ndryshe nga shqiptarët që ujin çezmës e përdorin edhe për të pirë.

Ndërsa vendet model që përmbushin standardet me të larta për ujë të pastër janë Luksemburgu, Qipro dhe Malta.

Për përmirësimin e cilësisë së uji shtetet anëtare të Bashkimi Evropian synojnë që në vitin 2020 të rritin standardet duke investuar në sistemet e kanalizimeve.

 

Capture.PNG

harta.png

prespektiva-2020.png

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939