INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja shteti që i jep Shqipërisë mbështetjen e pakushtëzuar për negociatat

Ja shteti që i jep Shqipërisë mbështetjen e pakushtëzuar për negociatat

Publikuar më: 12:56 16-05-2018
Ministri për  Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të vizitës zyrtare në Irlandë ka marrë mbështetje për procesin e integrimit. Gjatë takimit me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës, Simon Coveney rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të pakushtëzuar të Irlandës për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës në procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe bëri një prezantim të  masave të  marra nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe procesin e vetting-ut.
 
Në fokus të bisedimeve mes dy ministrave ishin çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë, intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale, thellimi i bashkëpunimit ekonomik, liberalizimi i vizave dhe çështjet e Brexit. vëmendje të veçantë në këtë takim, pati bashkëpunimi ekonomik në fushën e turizmit, agroturizmit etj.
Ministri Bushati u shpreh se thellimi i marrëdhënieve do të inkurajonte bashkëpunimin në të gjitha fushat kryesisht atë të turizmit.
 
bushati_irl.jpg
 
 
Gjatë vizitës, Ministri Bushati u takua edhe me Seán Ó Fearghail, Kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit irlandez si edhe me Kryetarin e Komisionit të Përbashkët për Çështje të BE-së, Michael Healy-Rae dhe anëtarë të këtij komiteti.
Gjatë takimeve palët shprehën vlerësimin maksimal dhe mbështetjen e tyre për arritjet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimeve u diskutua mbi mundësinë e liberalizimit të vizave dhe inkurajimin e lëvizjes së lirë dhe pa barriera mes dy vendeve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725