INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria mund Izraelin, Strakosha i pakalueshëm, por ky gol i Xhakës ishte PERLË [VIDEO]

Shqipëria mund Izraelin, Strakosha i pakalueshëm, por ky gol i Xhakës ishte PERLË [VIDEO]

Publikuar më: 21:42 07-09-2018

Panuçi mund të marrë frymë lirisht! 

Shqipëria e nis me këmbë të mbarë aventurën e re në Ligën e Kombëve pasi arritën të merrnin 3 pikët e para në grupin C duke mposhtur 1-0 Izralin. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Xhaka dhe ishte me të vërtetë një gol për t’u mbajtur mend, por nuk duhet anashkaluar fakti që Strakosha ishte si një “Superman”.

Pas shumë aksioneve nga të dyaja anët, minuta e 55’ është vendimtare për Shqipërinë, me Xhakën që shënon një gol fantastik me goditje të shkëlqyer nga jashtë zone. Pavarësisht shqetësimeve në gjysmëfushën kuqezi, me disa raste të neutralizuara nga Strakosha, Shqipëria shfaqet ofensive me kundërsulme. I tillë është rasti në minutën e 62’, kur Hysaj shpërdoron një shans fantastik kur pas asistit të Xhakaj, i vetëm përballë portierit, ka dërguar topin jashtë kuadratit. Një tjetër shans i humbur është edhe ai i minutës së 75’ kur goditja e shkëlqyer e Hykës është ndalur në limite nga portieri izraelit.

xhaka1 from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105